
Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë 1 milionë paund ndihmë financiare Shqipërisë për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norma dhe Koordinatorja Rezidente e OKB-së Fiona McCluney nënshkruan sot (8 tetor) marrëveshjen për ndihmën financiare.
Ky financim do të përdoret për përforcimin e infrastrukturës vendore, shërbimeve sociale dhe qendrueshmërinë ekonomike.
Lajmin e dha ambasadori Norman përmes një postimi në Twitter.