![coronavirus stadium Britania e Madhe, plan për të lejuar tifozët në stadiume pas karantinës kombëtare](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/02/coronavirus-stadium.jpg)
Britania e Madhe do të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume pas përfundimit të karantinës kombëtare më 2 dhjetor.
Sipas Daily Mail-it, departamenti i kulturës dhe sportit ka hartuar një plan që pret miratimin e qeverisë britanike.
Plani i propozuar parashikon një numër të kufizuar tifozësh, 4 mijë për tribunat qendrore dhe 2 mijë për tribunat anësore.