Britania e Madhe ka publikuar një listë me 59 vende, qytetarët e të cilëve nga data 10 korrik nuk do kenë më detyrimin të qëndrojnë në karantinë nëse udhëtojnë drejt Britanisë.
Lista përfshin Greqinë, Serbinë dhe Italinë, por nuk përfshin Shqipërinë.
Çdo qytetar që udhëton drejt Britanisë dhe nuk vjen nga një nga shtetet e listuara, e ka të detyrueshëm qëndrimin në karantinë për 14 ditë.