Britania e Madhe mbi 1 mijë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Britania e Madhe mbi 1 mijë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shifrat e COVID-19 në Britaninë e Madhe vijojnë shënojnë rekorde të reja megjithëse prej javësh vendi ndodhet nën masa të rrepta bllokimi.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar të mërkurën 62,322 raste të reja dhe 1,041 viktima.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson njoftoi të martën se vendi do të hyjë i gjithi sërish në izolim për të luftuar variantin e ri të koronavirusit, i cili sipas autoriteteve, është më ngjitës se varianti i parë.

Disa rajone të Anglisë kanë qenë nën masa të rrepta që prej dhjetorit por koronavirusi ka vijuar të përhapet me ritme të larta.

Mbretëria e Bashkuar ka autorizuar përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe Oxford-AstraZeneca dhe ka vaksinuar mbi 1 milion qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>