Britania e Madhe, 2 miliardë paund për rritjen e përdorimit të biçikletave

Nga Exit News
Britania e Madhe, 2 miliardë paund për rritjen e përdorimit të biçikletave

Britania e Madhe ka hartuar një strategji për rritjen e përdorimit të biçikletave në vend.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri britanik Boris Johnson bëri të ditur se qeveria do të shpenzojë rreth 2 miliardë paund, ndër të tjera duke shtuar korsi të reja biçikletash si dhe trajnime për ata që duan ta mësojnë atë.

“Çiklizmi dhe ecja kanë një rol të madh në trajtimin e disa prej sfidave shëndetësore dhe mjedisore me të cilat përballemi. Strategjia jonë prej £2bn për biçikletat do të inkurajojë më shumë çiklizmin me mijëra milje korsi të reja biçikletë, dhe trajnim për ata që duan të mësojnë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>