Britania gati për vaksinimin e popullsisë në fillim të dhjetorit

Britania gati për vaksinimin e popullsisë në fillim të dhjetorit

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Hancock lajmëroi se Britania është gati të shpërndajë vaksinën kundër kovid-19 në fillim të dhjetorit. Deklaratat e Hancock erdhën pas publikimit se vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioTech është më shumë se 90 % e efekshme.

Ai tha se Qendra Kombëtare e Shëndetit do të ndihmohet nga forcat e armatosura për të shpërndarë vaksinën në fillim të dhjetorit.

“Sigurisht ka shumë vështirësi që duhet ende t’i kalojmë sepse ende nuk kemi parë të gjitha të dhënat e sigurta dhe sigurisht që ka Kritika dhe ne nuk do të shpërndajmë një vaksinë derisa të jemi të sigurtë që ajo është klinikisht e sigurtë. Por ne gjithashtu duhet të bëhemi gati për shpërndarjen e një vaksine kur ajo të certifikohet”, tha Hancock në një intervistë për Sky News, të hënën.

Ai sqaroi se të parët që do të vaksinohen do të jetë të moshuarit në shtëpinë e pritjes dhe stafi që kujdeset për to.

Shoqata britanike e Mjekësisë tha se vaksina e koronavirusit do të shpërndahet për mjekët me anë të një njësie lëvizëse, e cila do të funksionojë 12 orë në ditë për çdo ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>