Britania mban mbyllur shkollat deri më 8 mars

Nga Exit News
Britania mban mbyllur shkollat deri më 8 mars

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi të mërkurën se mësimi në shkolla nuk do të lejohet deri më 8 mars.

Shkollat në Angli janë aktualisht të mbyllura për shumicën e nxënësve, me përjashtim të atyre me nevoja të veçanta dhe fëmijët e punonjësve të vijës së parë së përballjes me pandeminë.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Johnson njoftoi edhe se personat që do të hyjnë në Britani nga vendet e prekura me variantin e ri të koronavirusit, duhet të futen në karantinë për 10 ditë.

Pasagjerët do të priten në aeroport dhe do të transportohen direkt në hotel, ku do të karantinohen, njoftoi Johnson.

Ndërsa personat që duan të udhëtojnë jashtë Britanisë, duhet të deklarojnë më parë se udhëtimi i tyre është i nevojshëm.

Në një komunikim për mediat, Johnson shprehu keqardhje që numri i viktimave në Britani arriti 100,000, të martën.

 “Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e tyre është të këmbëngulim kundër këtij virusi me vendosmëri gjithnjë e më të madhe,” tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>