Britania ka miratuar përdorimin e trajtimit me antitrupa artificial kundër Covid-19, njoftoi The Guardian. Miratimi i ilaçit të parë të krijuar posaçërisht për koronavirusin në vend është “lajm fantastik”, tha Sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid.
Ilaço Ronapreve do të përdoret për të parandaluar infeksionin, trajtimin e simptomave të infeksionit akut Covid-19 dhe mund të zvogëlojë mundësinë e pranimit në spital për shkak të virusit.
Provat u zhvilluan para vaksinimit dhe para shfaqjes së varianteve të virusit. Ilaçi është i pari kombinim i antitrupave monoklonal, i miratuar për përdorim në parandalimin dhe trajtimin e infeksionit akut nga virusi në MB.
Antitrupat monoklonalë janë proteina artificiale që veprojnë si antitrupa natyralë të njeriut në sistemin imunitar.
Ilaçi, i zhvilluar nga Regeneron dhe Roche, jepet ose me injeksion ose me infuzion dhe vepron në ndalimin e përkeqësimit të sistemit të frymëmarrjes ku lidhet fort me virusin dhe e pengon atë të fitojë qasje në qeliza, thotë MHRA.
Javid tha: “Mbretëria e Bashkuar konsiderohet një udhëheqëse botërore në identifikimin dhe përhapjen e trajtimeve shpëtuese për Covid-19, pasi ato të jenë provuar të sigurta dhe efektive në provat tona klinike të mbështetura nga qeveria.
Ky trajtim do të jetë një shtesë e rëndësishme ndaj trajtimit të Covid-19, përveç vaksinimit dhe terapive me deksametazon dhe tocilizumab.
“Ronapreve është i pari i këtij lloji për trajtimin e Covid-19 dhe, pas një vlerësimi të përpiktë të të dhënave nga shkencëtarët dhe klinicistët tanë ekspertë, ne jemi të kënaqur që ky trajtim është i sigurt dhe efektiv”, tha Shefja e përkohshme e cilësisë dhe qasjes në MHRA, Dr Samantha Atkinson.
Rregullatori tha se qeveria dhe NHS do të konfirmojnë se si trajtimi do të vendoset tek pacientët në kohën e duhur.