Britania mund të ndërtojë një burg në Shqipëri

Nga Exit News
Britania mund të ndërtojë një burg në Shqipëri

Mbretëria e Bashkuar mund të financojë ndërtimin e një burgu në Shqipëri për të dënuarit e ekstraduar nga burgjet britanike, sipas medias britanike The Independent.

Ministri britanik i drejtësisë Chris Philp firmosi me homologen Etilda Gjonaj javën e kaluar një marrëveshje për transferimin e të burgosurve në vend, me kushtin që ata të vuajnë të njëjtin dënim të caktuar nga gjykatat britanike.

Mundësia e ndërtimit të një burgu nga britanikët u njoftua ministrja Gjonaj në një intervistë për mediat.

Sipas kushteve të marrëveshjes, shteti shqiptar do të duhet të paguajnë 44,600 £ për një të burgosur të ekstraduar nga Britania. Transferimi i të dënuarve të parë pritet të nisë në fillim të vjeshtës. Të burgosurit mund të transferohen edhe pa pëlqimin e tyre.

Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1 500 të dënuar, rreth 10 përqind e totalit të të burgosurve të huaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>