Britania ndalon udhëtimet me Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Exit News
Britania ndalon udhëtimet me Emiratet e Bashkuara Arabe

Britania ka ndaluar, nga e premtja, të gjitha fluturimet direkte të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke mbyllur linjën ajrore më të ngarkuar në botë, Dubai-Londër.

Britania njoftoi se po shtonte Emiratet e Bashkuara Arabe, Burundin dhe Ruandën në listën e saj të vendeve nga ku ndalohet udhëtimi përkohësisht. Shkak janë bërë shqetësimet për përhapjen e një varianti më ngjitës të Covid-19 dhe potencialisht rezistent ndaj vaksinave, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

“Kjo do të thotë që njerëzve që kanë qenë ose janë tranzit përmes këtyre vendeve do t’u ndalohet hyrja, përveç shtetasve britanikë, irlandezë dhe të vendeve të treta me të drejta qëndrimi, të cilët duhet të vetë-izolohen për dhjetë ditë në shtëpi”, tha Ministri i Transportit Grant Shapps në Twitter.

Mbylljet e kufijve të shkaktuara nga pandemia e bënë linjën Dubai-Londër, rrugën më e ngarkuar ndërkombëtare në janar, me 190,365 persona që udhëtuan.

Departamenti i transportit i Britanisë këshilloi shtetasit në Emiratet e Bashkuara Arabe që të përdorin rrugë indirekte tregtare për të fluturuar përsëri në Britani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>