Qeveria britanike njoftoi të dielën se po fillon një program kombëtar për të matur antitrupat tek njerëzit që testohen pozitivë për COVID-19.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha në një deklaratë se programi i saj do të përmirësonte kuptimin mbi imunitetit dhe mbrojtjen e siguruar nga antitrupat e gjeneruar pas një infeksioni natyral të koronavirusit dhe vaksinimi.
Ky program do të ndihmojë gjithashtu në kuptimin e shkallës së riinfeksionit dhe përparimit të virusit.
Kjo është hera e parë që testet e antitrupave janë vënë në dispozicion të publikut të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia tha që nga kjo e martë, testet e antitrupave në shtëpi do të ishin të disponueshme për deri në 8,000 njerëz në ditë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar falas përmes programit “testo dhe gjurmo” të Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare.
Këto do të ishin të disponueshme vetëm për ata që testohen pozitivisht për virusin dhe vendosin të marrin pjesë në program.