Britania ka ngritur sërish shqetësimin për përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Ajo raporti 7 raste vdekjesh pasi kishin marrë vaksinën.
Viktimat humbën jetën si pasojë e mpiksjes së gjakut.
Raste të ngjashme janë raportuar në të gjithë Europën. Kjo ngriti shqetësimin për përdorimin e vaksinës. Disa vende në Europë pezulluan përdorimin e vaksinën e disa të tjera nisën hetimet ndaj saj. Por Agjencia Evropiane e Barnave u shpreh se rastet nuk ishin të lidhura me dozën e kompanisë farmaceutike britanike. Më pas vendet rinisën përdorimin e saj.
Por pas deklaratën së EMA raste të tjera janë raportuar.
Mes 18,1 milionë të vaksinuarish në fund të marsit me AstraZeneca, njoftohet se ka pasur 30 raste tromboze.
Agjencia rregullatore e ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka nënvizuar se rreziku i trombozës është shumë i vogël dhe shton se popullsia duhet të vijojë vaksinimin.
Holanda vendosi ndalimin e vaksinës së AstraZeneca tek personat nën 60 vjeç si një “masë paraprake. Holanda ka kryer deri më tani rreth 400,000 doza të vaksinës AstraZeneca por autoritetet përmendën pesë raste të mpiksjes së gjakut midis grave të moshës 25 dhe 65 vjeç, që kishin marrë dozat e kësaj vaksine.