Britania hoqi të hënën masat e fundit antiCovid, në atë që u quajt “dita e lirisë”.
Nga e hëna, për personat që udhëtojnë në vend nuk do të ketë më nevojë për karantinë 10 ditore apo për të bërë testin e ditës së 8, me kusht që personat të jenë “vaksinuar plotësisht nën Mbretërinë e Bashkuar programi i vaksinimit ”.
Por, sipas një raportimi nga EURACTIV, për qytetarët e BE vazhdojnë të ekzistojnë pengesa, pasi Britania nuk njeh ende certifikatat e vaksinimit të BE-së.
KJo, jo vetëm përbën problem për shtetasit e vendeve të BE-së, por edhe shtetasit britanikë që jetojnë jashnë Bllok.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha EURACTIV se palët po zhvillojnë bisedime në nivelin teknik me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat “po përparojnë dhe po shkojnë në drejtimin e duhur”.
Për sa i përket reciprocitetit, zëdhënësi shtoi se Komisioni “vërtetë pret të njëjtën gjë nga MB”.
“Është e vetëkuptueshme që edhe kur bëhet fjalë për njohjen e çertifikatave të Britanisë në BE, ne gjithashtu do të prisnim të njëjtën gjë nga pala e britanike për qytetarët e BE që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar,” deklaroi zyrtari evropian.
Sipas tij, njohja ishte plotësisht e realizueshme duke pasur parasysh se, teknikisht, arkitektura e çertifikatave të BE-së dhe MB-së janë pothuajse të njëjta dhe do të mjaftonte vullneti i mirë nga të dy palët, për të arritur një marrëveshje.
Por aktualisht ai nuk ofroi një afat konkret se kur mund të zgjidhej problemi, me afrimin e pikut të sezonit të verës.
Në fakt, autoritetet britanike nuk kanë dhënë një argument mbi llogjikën e mosnjohjes së çertifikatave të vaksinimit, duke qënë se Britania njeh vaksinat të cilat janë administruar në vendet e BE-së.