Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock nuk e përjashtoi mundësinë e një mbyllje të dytë të Britanisë, raportoi The Guardian.
Duke folur për Sky News ai tha se “numri i njerëzve në spitale po dyfishohet çdo tetë ditë… ne do të bëjmë çdo gjë që të mundet për t’i mbajtur njerëzit e sigurtë”.
I pyetur për mundësinë e izolimit të vendit për dy javë për tu përballur me shpërthimin e koronavirusit, ai shtoi se “një izolim i dytë i vendit është hapi i fundit në strategjinë e mbrojtjes dhe ne duan njëherë të përdorim izolimin lokal”.
Por ai shtoi se izolimi i vendit është “një mundësi gjithmonë në tavolinë, por është diçka që ne duam ta shmangim”.
“Fatkeqësisht nuk po rritet vetëm numrat e të infektuarve por edhe e personave që po shtrohen në spitale”, tha ministri i shëndetësisë.