Britania raportoi zero vdekje ditore nga Covid-19 për herë të parë që nga korrikun e kaluar, më 2qershor. Pavarësisht një rritjes së rastet të lidhura me variantin e ri të zbuluar në Indi.
127.782 njerëz kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë – numri më i lartë i vdekjeve në çdo vend evropian. Britania e Madhe ka pasur 4.49 milion raste gjithsej.
Hera e fundit që nuk u regjistrua asnjë vdekje nga Covid në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ishte 30 korrik.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e përshëndeti këtë arritje si “padyshim një lajm i mirë”, duke thënë se përhapja e vaksinave të Britanisë, e cila filloi në dhjetor, “po funksiononte qartë”.
Britania e Madhe ishte një nga vendet e para në botë që filloi një fushatë masive të inokulimit. Që nga fillimi, ajo ka administruar dy doza vaksine në më shumë se 25 milion njerëz – pothuajse gjysmën e popullsisë së rritur.
Ekspertët kanë paralajmëruar, megjithatë, se Britania mund të përballet me një valë të tretë të koronavirusit, të shkaktuar nga mutacioni indian.