Britania e Madhe ka shtyrë me 4 javë vendimin për lehtësimin e masave antiCovid, sipas një raportimi të The Guardian.
Media britanike citon Sekretarin e ri të Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili në një fjalim në Dhomën e Komunëve ka deklaruar se hapja e vendit pritet të ndodh më 19 korrik.
Fillimisht, qeveria panifikoi të kalonte në fazën përfundimtare të lehtësimit të masave në 21 qershor, por rritja e rasteve ditore për shkak të variantit shumë infektues Delta të Covid-19, e detyroi atë të tërhiqej.
Kryeministri i vendit, Boris Johnson aludoi në fillim të muajit për një hapje në 5 korrik, por ai njëkohësisht shtoi se deri më 19 korrik do të kishte përfunduar vaksinimi i plotë i dy të tretave të të rriturve.
Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar plotësisht 61.6% e të rriturve, ndërkohë që rastet vazhdojnë të rriten me një shtesë javore prej 5 592 rastesh ose 59% më shumë. Të dielën vendi regjistroi 14,876 infektime të reja, shifra që përkojnë me ato të muajit shkurt.
Vendimi përfundimtar në lidhje me masat pritet të merret të hënën.