
Britania ka vendosur të heqë ambasadorin e saj në Bjellorusi, si sanksion për manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe shtypjen e protestave të qytetarëve.
Vendimi u lajmërua nga Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raad, i cili tha se vendimi u mor dhe në shenjë proteste pasi Bjellorusia dënoi diplomatët nga Polonia dhe Lituania.
Me këtë vendim Britania i bashkohet vendeve të tjera si Bullgarisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat kanë tërhequr ambasadorët nga Bjellorusia.
Kjo e fundit nisi të dëbojë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, pasi BE-ja vendosi sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë, të akuzuar se kanë manipuluar zgjedhjet dhe kanë abuzuar me të drejtat e njeriut duhet dhunuar protestuesit.