Mbretëria e Bashkuar do të vaksinojë personat nën moshën 50 vjeç me vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna. Sipas gazetës britanike Sunday Mail, vaksinimi i kësaj grup moshe do të nisë në fund të prillit.
Gazeta njofton se mbi 500,000 doza të vaksinës të kompanisë amerikane Moderna do të përdoren për të zgjeruar programin e vaksinimit për moshat e reja.
Në Britani deri më tani janë vaksinuar plotësisht 2,5 milionë qytetarë. Britani është vendi me numrin më të lartë të qytetarëve të vaksinuar, përveç Izraelit.
Në vend po administrohet deri më tani vaksina e Pfizerit dhe e AstraZeneca.