Britania vaksinon të gjithë mbi 50 vjeç

Nga Exit News
Britania vaksinon të gjithë mbi 50 vjeç

Të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës, raportoi qeveria britanike.

“Ky është një tjetër moment i jashtëzakonshëm historik në programin tonë të vaksinimit”, u shpreh kryeministri britanik, Boris Johnson.

Ai shtoi se me këto ritme deri në korrik do jenë vaksinuar të gjithë të rriturit.

Deri tani mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza, që do të thotë se janë vaksinuar plotësisht.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Vaksina tjetër që përdor ky vend është AstraZeneca, ndërsa Moderna është miratuar.

Të tria vaksinat duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive.

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Ajo ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në kontinent: mbi 127,000.

Në total, mbi 4.3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>