
Britania e Madhe fitoi medaljen e artë në not të kategorisë ekip me 4 notar në 100 metra të shtunën në Tokio.
Ekipi, i përbërë nga Kathleen Dawson, Adam Peaty, James Guy dhe Anna Hopkin, përfundoi me një kohë rekord prej 3: 37.58, një rekord i ri botëror. Kina fitoi medaljen e argjendë, ndërsa Australia fitoi medaljen e bronzit.
Ekipi i SHBA-ve, me Caeleb Dressel, Ryan Murphy, Lydia Jacoby dhe Torri Huske përfundoi i pesti.
Secili ekip, i përbërë nga dy burra dhe dy gra, noton në shpinë, gjoks, flutur dhe stil i lirë. Ekipet vetë vendosin formacionin, dhe cilën pjesë të garës noton secili anëtar i ekipit.