Britanikët që pushuan në vend ndotën pikat turistike

Nga Exit News
Britanikët që pushuan në vend ndotën pikat turistike

Me Francën dhe Spanjën të shpallura si vende me rrezik të lartë për tu infektuar me Covid-19, britanikët janë detyruar të kalojnë pushimet e verës në vendin e tyre.

Por sipas mediave, ajo që supozohet të ishte një verë në ndihmë të turizmit vendas, është kthyer në një katrahurë me mbeturina të hedhura kudo nëpër plazhe, rritje çmimesh për dhomat dhe shtëpitë, rrugë të bllokuara dhe vende publike të tejmbushur me njerëz të shkujdesur që nuk respektojnë asnjë masë.

Të dhënat e kompanive të udhëtimeve raportojnë një rritje me 532 për qind të kërkesave për ture dhe vizita në Skoci.

Në njërën prej fundjaveve, kur temperaturat shkuan deri në 30 gradë, rreth 500 mijë britanikë u drejtuan në Dorset, një rajon bregdetar në jug të Anglisë.

Qendrat shëndetësore të Dorsetit njoftuan se janë mbipopulluar dhe nuk kanë më vende, mbi 550 gjoba u vunë nga autoritetet lokale dhe mbi 33 tonë mbetjet u mblodhën përgjatë bregdetit të Dorsetit vetëm në atë fundjavë.

E njëjta situatë u përsërit në një tjetër vend turistik, në Brighton, ku pirgjet me plehra shiheshin pas çdo grupi turistësh që largoheshin.

uk

Banorët e qytetit u shprehën se kjo situatë nuk ishte normale dhe se nëse do të vazhdonte e njëjta situatë dhe në fundjavat në vazhdim, dëmi që do t’i bëhet detit dhe natyrës së qytetit do të ishte i rëndë.

“Qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve që të kalojnë pushimet në vend dhe të shpenzojnë para në pikat turistike si ndihmë ndaj ekonomisë, por ata po udhëtojnë pa kujdes dhe duke prishur më shumë punë”, u shprehën banorët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>