Bruksel, mediat përgënjeshtërojnë lajmin e arrestimit të Najim Laachraoui

Mediat belge kanë përgënjeshtëruar lajmin e arrestimit të Najim Laachraoui, shoqëruesi i dy kamikazëve shkaktarë të sulmeve në Bruksel dy ditë më parë.

Vetëm pak momente më parë u raportua se Laachraoui u arrestua në Anderlecht, por më pas policia raportoi se ka pasur një gabim në identifikimin e të arrestuarit.

Laachraoui, 24 vjeç, vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia belge. Ai dyshohet se ka qenë organizator dhe i sulmeve të Parisit në 13 nëntor të vitin 2015.

Ai ishte person me preçedentë të mëparshëm penal dhe njihej si një ndër rektrutuesit e të rinjve xhihadistë në Bruksel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>