Dy ishin lajmet kryesore të ditës së djeshme.
I pari dhe më i bukuri na bënte me dije që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pranon dështimin e planit të tij për Kosovën. Vuçiq deklaroi:
“Plani im për të marrë sa më shumë Kosovë e Metohi përfundimisht ka dështuar pasi është hequr nga tryeza e bisedimeve.”
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët. Pra, ideja e ndryshimit të kufinjve të shtetit të Kosovës ka vdekur njëherë e përgjithmonë!
“Kosova do ta fitojë pavarësinë e saj në të gjithë territorin” –iu hakërrye Vuçiç të gjithë ultranacionalistëve dhe opozitarëve të vet në Serbi. Nuk deshët ju të merrnim veriun e Kosovës? Atëherë, pajtohuni t’i humbni të gjitha!”
Për hir të së vërtetës është hera e parë që Vuçiç, personalisht, e pranon që ideja e ndryshimit të kufinjve është ide e tij.
Vazhdo leximin e artikullit këtu.
Nga Ermal Mulosmani