
Presidenti bullar Rumen Radev bëri me dije të shtunën se vendi do të mbajë zgjedhjet e saj të treta parlamentare brenda vitit më 14 nëntor.
Data përkon me mbajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Radev, i cili kandidon për rizgjedhje, tha se mbajtja e dy zgjedhjeve në një ditë kursen kohë dhe para të taksapaguesve në shtetin më të varfër anëtar të Bashkimit Evropian.
“Është e qartë se të dy fushatat do të zhvillohen në të njëjtën kohë dhe do të bashkohen. Kam besim në në mbështetjen e të gjithë bullgarëve të respektuar për çështjet madhore- luftën kundër varfërisë dhe padrejtësive,” citohet ai në një raportim të Reuters.
Pasiguria e zgjatur politike në vend po pengon aftësinë e Bullgarisë për t’u përballur me valën e katërt të koronavirusit si dhe të tërheq fondet e konsiderueshme të Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen nga pandemia.