Andi Bushati shprehet se Edi Rama po përgatit masakër elektorale. I ftuar në emisionin Open të gazetares Eni Vasili, mbi miratimin e kodit të ri zgjedhor tha se:
“Në 96 dhe vitin 2000 u bënë ndryshime të njëanshme dhe e pamë që kishte masakër elektorale”.
Ndërsa, deputeti socialist Damian Gjiknuri ju përgjigj se nuk do të ndodhë asgjë sepse “ne hapëm listat dhe mbyllëm partitë. Nuk kemi ndryshuar rregullat e lojës. Nuk do të ndodhë asgjë”.