Ditmir Bushati kundër portit në Porto-Romano: i shërben oligarkisë

Nga Exit News
Ditmir Bushati kundër portit në Porto-Romano: i shërben oligarkisë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundërshtoi sot vendimin e qeverisë Rama për kontratën koncesionare të portit në Porto-Romano.

Gjatë seancën plenare, Bushati u shpreh se qeveria nuk duhet të miratojë një koncesion 30 vjeçar që i shërben oligarkisë dhe jo qytetarëve:

Ne duhet të ndahemi me oligarkinë.

Nuk duhet të bëhemi si PD-ja që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke u vënë gjoba.

Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite.”

Bushati tha se tenderi për portin është abuziv dhe në shkelje të ligjit. Ai po bëhet me procedurë të përshpejtuar në një situatë pandemie, kur nuk është i nevojshëm dhe urgjent:

“Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj. 

Pse e keni fut këtë tender për 30 ditë me procedurë të përshpejtuar?! Për 30 ditë ne s’kemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve, atyre që ju kemi kthyer shpinën.

Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Na duhet një strategji për detin. 

Sot duhet të mos e votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë autoriteteve që të analizojnë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>