Opozita do të fitojë 84 deputetë në zgjedhjet e ardhshme 2021. Kjo ishte deklarata e Oerd Bylykbashit, përfaqësues i PD-së në Komisionin Parlamentar për ngritjen e KQZ-së, në Top Talk, Top Channel.
“Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këto opozita nuk i merr dot”.
Ai tha se Kryeministri Rama e di që do të humbasë thellë, pavarësisht strategjive elektorale:
“Edi Rama është drejt humbjes. Cështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të doje. PD i tha si e do?”.
Bylykbashi sqaroi se opozita do të fitojë sido që ta ndryshojë Rama sistemin. Ai tha se koalicionet nuk janë rekomandim i OSBE-së por janë “një përpjekje e Ramës për të shpërndarë mandatet”.