Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi përshëndeti arritjen e dakordësisë me shumicën socialiste për disa prej çështeje të Reformës Zgjedhore: financimin e partive dhe ndryshimin e periudhës zgjedhore.
Por sipas Bylykbashit, çështjet kryesore të reformës: votimi i lirë e sekret dhe numërimi i votave, mbetet ende për tu disktuar në takimet e radhës:
“Problematikat kryesore të procesin zgjedhor nuk janë këto, ajo që duhet të garantojmë është mbrojtja e shqiptarit që ta hedhë votën i lirë dhe sekret. Liria dhe sekreti i votës cenohet.
Masat për sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, jo votim familjar, apo nga emigrantë që nuk kanë qenë në vend. Këto janë problemi real, që vota është e vërtetë dhe të numërohet pa manipulim. Të tjerat janë rreth këtij boshti.”
Ai akuzoi kryeministri Edi Rama se me shembjen e Teatrit Kombëtar ka provokuar opozitën dhe ka dashur ndërprerjen e bisedimeve të reformës. Por theksoi se opozita do të vazhdojë bisedimet dhe do të bëjë përpjekjet që reformat ë përfundojë brenda 31 majit.