Bylykbashi: Problemet reale të sistemit zgjedhor janë votimi i lirë dhe numërimi i votave

Nga Exit News
Bylykbashi: Problemet reale të sistemit zgjedhor janë votimi i lirë dhe numërimi i votave

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi përshëndeti arritjen e dakordësisë me shumicën socialiste për disa prej çështeje të Reformës Zgjedhore: financimin e partive dhe ndryshimin e periudhës zgjedhore.

Por sipas Bylykbashit, çështjet kryesore të reformës: votimi i lirë e sekret dhe numërimi i votave, mbetet ende për tu disktuar në takimet e radhës:

“Problematikat kryesore të procesin zgjedhor nuk janë këto, ajo që duhet të garantojmë është mbrojtja e shqiptarit që ta hedhë votën i lirë dhe sekret.  Liria dhe sekreti i votës cenohet.

Masat për sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, jo votim familjar, apo nga emigrantë që nuk kanë qenë në vend. Këto janë problemi real, që vota është e vërtetë dhe të numërohet pa manipulim. Të tjerat janë rreth këtij boshti.”

Ai akuzoi kryeministri Edi Rama se me shembjen e Teatrit Kombëtar ka provokuar opozitën dhe ka dashur ndërprerjen e bisedimeve të reformës. Por theksoi se opozita do të vazhdojë bisedimet dhe do të bëjë përpjekjet që reformat ë përfundojë brenda 31 majit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>