
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tregoi se propozimi i opozitës për përbërjen e administratës zgjedhore nuk u pranua nga Rama sepse përjashtonte pjesmarrjen e administratës publike.
“U ra dakord që [anëtarët e administratës zgjedhore] do ishin 3 jopolitikë, 2 maxhorancë, 2 opozitë. Ne e pranuam, por kërkuam që administrata publike të mos ishte pjesë e kësaj trupe, të paktën gjatë kësaj periudhe traniztore. Rama tha, atëherë e lëmë kështu siç është.” – tha Bylykbashi në Real Story.
Ai theksoi se reforma duhet të votohet me konsensus në Parlament, që të legjitimojë pushtetin që do dalë nga zgjedhjet.