Bylykbashi thirrje për shfuqizim të termit “ish pronarë të tokës”

Nga Exit News
Bylykbashi thirrje për shfuqizim të termit “ish pronarë të tokës”

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha të dielën se termi ish pronarë të tokës nuk duhet te përdorët më. Pas 25 prillit tha ai nuk duhet të ketë më “ish pronarë të tokës” por njerëz që e gëzojnë tokën.

“Në 2015 në emër të grupit parlamentar të PD deklarova se ligji i PS që rishpronësonte pronarët pas 70 vitesh, do të shfuqizohej  sapo PD të vinte në pushtet. Pata nderin t’i përfaqësoj në Gjykate Kushtetuese duke kërkuar anulimin e ligjit”, shkroi Bylykbashi në Facebook.

Ai tha se programi i PD-ë për pronat do ta bëjë këtë realitet.

“Pronarët janë bosht identiteti i PD. Sot nuk janë vetëm ata mijëra që ishin ende gjallë kur ra komunizmi dhe u enden 30 vite me dosje nen sqetull”, tha ai

“Trashëgimtarët e tyre sot janë dhjetra e qindra mijëra që presin drejtësi nëpërmjet kthimit të pronës apo kompensimit real dhe jo përplasjes në dyert e gjykatave”, shtoi Bylykbashi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>