Çadra e padukshme e Zharrëzës dhe arroganca e Kryeministrit Rama

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Çadra e padukshme e Zharrëzës dhe arroganca e Kryeministrit Rama

Këtë fundjavë, pas dy grevave urie dhe një marshimi katër ditor, protestuesit nga Zharrëza mbërritën në Tiranë me një kërkesë shumë të thjeshtë që është shumë e vështirë për tu plotësuar: drejtësia.

Për vite të tëra, shtëpitë e tyre dhe mjedisi përreth janë shkatërruar nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës me shpime e shpërthime nga Bankers Petroleum, një kompani e cila i sjell zero fitime popullsisë shqiptare, pasi nuk ka paguar taksa që prej vitit 2004.

Në një fjalim, pas një derdhje të madhe nafte shkaktuar nga Bankers në vitin 2015, Kryeministri Rama deklaroi se kompania duhet të dëmshpërblejë banorët “100 për qind” dhe se “nuk ka kompani ndërkombëtare, sado e fuqishme dhe e pasur të jetë, që mund t’i trajtojë shqiptarët si qenie të dorës së dytë.”

Ironikisht, një vit më vonë, vetë kryeministri i ka trajtuar banorët e Zharrëzës si “qenie të dorës së dytë”. Banorët e Zharrëzës, pasi zhvilluan dy greva urie duke vënë në rrezik shëndetin e tyre, pasi ecën 126 kilometra më këmbë drejt Tiranës, arritën të takoheshin vetëm më zevëndëminstrin Peleshi, ndërsa Kryeministri Rama me mendjemadhësi, nga froni i Facebookut, komentoi: “Më vjen keq që ju duhej të ecnint, por e zgjodhët vetë. Mund të kishit telefonuar!”

Pasi u përleshën me policinë, një grevist përfundoi në spital ndërsa dhjetra të tjerë, deri më tani kanë kaluar dy netë në qiell të hapur, mes shiut dhe të ftohtit, mes miliona euro të investuara në tenderë të korruptuar për rinovimin e sheshit Skënderbej, dhe shumë pranë tendës ku opozita prej më shumë se një jave po proteston çdo ditë.

LEXO  Greqia regjistron 104 viktima dhe 3 833 raste të reja

Me lejimin e një çadre përpara kryeministrisë dhe ndalimin e çadrave të vogla të grevistëve përpara ministrisë së Energjitikës,qeveria ka treguar anën e saj më cinike. Duke lejuar të parën e duke ndaluar të dytë, qeveria k treguar se kë konsideron si kërcënim më të madhe për imazhin e saj “ndërkombëtar” dhe “human”.

Çadrat e vogla të banorëve të Zharrëzës, që nuk kanë më asgjë për të humbur, familjet e të cilëve janë bërë pre e presioneve nga policia e drejtorët e shkollave, do t’i trgonin botës korrupsionin, nepotizmin dhe arrogancën e rrënjosur thellë të atyre që janë në pushtet.

Kjo është diçka që ata që janë në çadrën e opozitës nuk do të jenë në gjendje ta arrijnë, ashtu siç dhe Fatos Lubonja e ka argumentuar në mënyrë të qartë javën e kaluar. Gjeneratori, ngrohja, dritat dhe ekranet e tyre – të gjitha po aq të paligjshme sa kartonët ku protestuesit nga Zharrëza po kalojnë natën, tregon se në fund të fundit opozita e vërtetë nuk pritet prej tyre. Në fund të ditës, vetëm njëra nga “çadrat” po lufton për jetën.

Lajme te ngjashme