Cakaj bisedon me emigrantët në Greqi: Kemi lehtësuar procedurat për pashaporta

Nga Exit News
Cakaj bisedon me emigrantët në Greqi: Kemi lehtësuar procedurat për pashaporta

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj bisedoi, të premten, virtualisht me disa prej përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Greqi, për të folur për shqetësimet që ata kanë lidhur me pajisjen me dokumente.

Ndër të tjera Cakaj tha se procedurat për të marrë kartën e identitetit dhe pashaportën shqiptare janë lehtësuar, ndërsa për momentin aplikimi për bashkime familjare është pezulluar për shkak të pandemisë:

“Për aplikim pasaporte dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo 7 muaj, por kemi arritur të merret për 3 apo 5 ditë maksimumi

E di që pezullimi i vizave për bashkim familjar ka sjellë pakënaqësi dhe frustim te ju. Është legjitime dhe e mirëkuptojmë situatën, por po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme.  Ne nuk mund të ndryshojmë masat dhe vendimet që ka marrë Greqia. Këto nuk janë masa vetëm të saj, i kanë edhe vende të tjera të BE. Nuk është një masë vetëm kundër shqiptarëve, por për të gjithë.”

Ndërsa lidhur me procedurat për martesat e shqiptarëve në Greqi me shtetas të huaj, Cakaj tha se është e nevojshme që të vihet në Shqipëri, pasi është një procedura që e kërkon dhe ligji grek dhe ai shqiptar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>