Cakaj takim me Reeker dhe Palmer në Uashington

Nga Exit News
Cakaj takim me Reeker dhe Palmer në Uashington

Zëvendës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ditën e shtunë, në Uashington.

“Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023” — shkroi Cakaj në faqen e tij në Facebook, sëbashku me njoftimin e takimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>