Calavera dënon sulmet kundër delegacionit të BE-së në Tiranë

Nga Exit News
Calavera dënon sulmet kundër delegacionit të BE-së në Tiranë

Shefja e ONM-së dhe e Politikave të Fqinjësisë në BE, Genoveva Ruiz Calavera dënoi sulemt ndaj Delegacionit të BE-së në Tiranë. Të hënën, në senacën plenare të PE-së, Calavera shpehu mbështetjen e saj për Ambasadorin Soreca dhe ekipin e tij.

“Dua të bëj një koment në lidhje me akuzat në media ndaj punës së delegacionit tonë në Tiranë. Dua ta them fort dhe qartë se këto akuza janë pa asnjë bazë. Të gjitha qendrimet e shprehura nga delegacioni i BE-së, gjtihmonë përfaqësojnë vendimet e BE-së.

Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer për Ambasadorin Soreca, për reformën zgjedhore dhe të gjithë ekipin e tij në punën për futjen e Shqipërisë në BE”, tha Calavera gjatë raportimit të saj për ecurinë e Shqipërisë në muajt e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>