Calavera: Shqipëria do të përfitojë 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit Europian, bashkë me Malin e Zi dhe Serbinë

Calavera: Shqipëria do të përfitojë 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit Europian, bashkë me Malin e Zi dhe Serbinë

Komisioni Europian lajmëroi të enjten se kishte propozuar një shtesë në Fondin Europian të Solidaritetit, prej nga do të përfitonte edhe Shqipëria.

Në një postim në rrjetin Twitter, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera konfirmoi se nga këto fonde, 13 milionë euro do të shkojnë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Solidariteti i BE-se me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 vazhdon. Komisioni i BE-së ka propozuar më shumë se 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për të mbuluar kostot e valës së parë të pandemisë”, ka shkruar Calavera.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>