Çdo kilometër katror një polic e çdo cep një kamera, planet e qeverisë për mandatin e 3-të

Nga Exit News
Çdo kilometër katror një polic e çdo cep një kamera, planet e qeverisë për mandatin e 3-të

Qeveria planifikon të vendosë çdo kilometër katror një patrullë policie dhe çdo segemt rrugor një kamera, në mandatin e tretë.

Planet e qeverisë për sigurinë u njoftuan nga ministri i Brendshmë Blendi Çuçi, të enjten në Kuvend:

“Çdo kilometri katror do t’i caktojmë një trupë policore, për të pasur një kontakt me çdo dhunim që mund t’i bëhet territorit të Shqipërisë.  Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo segment të Shqipërisë”.

Ministri njoftoi edhe krijimin e një strukture të re për hetimin e krimit sipas parimit “ndiq paranë”.

“Do të synojmë që të transformojmë shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave në një agjenci të mbikëqyrjes policore”, u shpreh Çuçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>