Republika Çeke do të përgjysmojë, në tre javë, kohën e marrjes së dozës së dytë të vaksinës antiCovid.
Lajmi u në i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, ndërkohë që vendi po nxiton të rrisë vaksinimet, me synim shmangien e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit.
“Po kërkojmë të gjitha mënyrat për t’i bërë vaksinat të arritshme për njerëzit dhe për të arritur ata që nuk kanë shfaqur ende interes,” citohet në një raportim të Reutets kryeministri çek, Andrej Babis.
Për këtë arsye, qeveria hapi të hënën dy qendra të reja vaksinimi në Pragë – një në stacionin kryesor hekurudhor dhe një tjetër në një qendër tregtare. Kushdo që ka dëshirë mund të vaksinohet, pa patur nevojë për regjistrim paraprak.
Ashtu si shtetet e tjera anëtarë të BE-së, vendi synon të rrisë numrat e vaksinimit para vjeshtës, kësaj here duke targetuar grupmoshat e reja.
Çekia ka vaksinuar 48% të popullsisë me të paktën një dozë vaksine, ndërkhë që vetëm 36% e tyre janë vaksinuar plotësisht, shifra këto të ulëta krahasuar memesataren Bashkimit Evropian.
Republika Çeke kaloi një situatë infektivë shumë të rëndë mes tetorit 2020 dhe marsit 2021, ku infeksionet ditore ishin mbi 10 mijë rate të reja/ditë.