
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar me sanksione penale komisionerët që deformojnë votën për kandidatin.
“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë”, shkroi Celibashi në Twitter.
Ai theksoi se “KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”.