
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i bëri thirrje partive politike të dorëzojnë kohë listën e kandidatëve për deputet dhe dokumentat përkatëse.
Përmes një postimi në Twitter, Celibashi i kërkoi partive të mos i lënë për momentin e fundit dërgimin e dokumenteve.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”
Data 8 mars është afati i fundit për të dërguar listën e kandidatëve për deputetë pranë KQZ-së.