Celibashi diskuton me Kim përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
Celibashi diskuton me Kim përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Qendror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi takoi, të premten, ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Tema kryesore e bisedës ishte organizimi i zgjedhjeve të 25 prillit dhe përfshirja e teknologjisë në process.

Në një postim në Twitter, Celibashi u shpreh:

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e sotëm në KQZ.”

Celibashi theksoi se krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor është një sfidë për KQZ-së.

Takimi me ambasadoren Kim vjen pas një sërë takimesh të Celibashit me ambasdorët e huaj në vend, për t;i njohur ata me punën e bërë deri më tani për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>