Celibashi dorëzon propozimin për fletën e votimit, me emra jo me numra

Nga Exit News
Celibashi dorëzon propozimin për fletën e votimit, me emra jo me numra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur propozimin e kreut të saj Ilirjan Celibashit për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi thotë se fleta e paraqitur të mërkurën në Komisionin Rregullator është me emra dhe jo me numra.

Të martën Celibashi dorëzoi tre propozime por mbledhja u mbyll pa konsensus dhe iu la kohë 24 orë për të bërë një propozim tjetër.

Komisioneri Rregullator ka votuar në unanimitet se nuk është kompetent për ta miratuar këtë fletë votimi, raporton BË.

Përfaqësuesi i PS në KQZ Eridjan Salianji deklaroi se Komisioneri Rregullator nuk është kompetent për të shqyrtuar projekt-aktin,.

Ai u shpreh se ka rezerva për propozimin e Celibashit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>