Celibashi i kërkon partive politike të garantojnë numërimin e pandërprerë

Nga Exit News
Celibashi i kërkon partive politike të garantojnë numërimin e pandërprerë

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i kërkoi partive politike të mbajnë premtimin për vazhdimin e pandërprerë të numërimit.

“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave”, shkroi ai në Twitter, të hënën.

Celibashi i kërkoi aprtive zëvendësimin e mënjëhershëm të numëruesve të lodhur:

“Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>