Nis identifikimi i rastet e votimit të shumëfishtë

Nga Exit News
Nis identifikimi i rastet e votimit të shumëfishtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi të mërkurën se identifikimi elektonik i zgjedhësve lejon gjetjen e rasteve të votimit të shumëfishtë.

Celibashi ishtë në KQZ në Lundër, shoqëruar nga nënkomisionerja Lealba Pelniku, për kontrollin e gjurmëve të gishtrinjëve të zgjedhësve në pajisjet e identifikimit.

Ai pohoi se KQZ po bën kalimin e të dhënave të marra gjatë procesit të votimit në një server qëndror, prej nga do të kryqëzohen, për të pikasur rastet e votimit të përsëritur.

“Nëpërmjet procesit të kryqëzimit të të dhënave do të shikojmë nëse do të ketë raste të votimit të një zgjedhësi në disa qendra votimi të ndryshme apo brenda të njëjtës qendër votimi,” u shpreh Komisioneri Zgjedhor.

Pelniku konfirmoi se rastet më pas do t’i referohen për hetim prokurorisë, por se procesi pritet të jetë i gjatë.

Celibashi hodhi poshtë mundësinë e identifikimit të votuesit duke kryqëzuar kodin QR në fletën e votimit me renditjen në listën e identifikimit elektronik.

Ai argumentoi se si renditja në raportin e identifikimit, edhe zgjedhja e fletës së votimit ishin rastësore, duke e bërë të pamundur identifikimin e qëllimshëm të zgjedhësve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>