Celibashi kërkesë Kolegjit Zgjedhor të shqyrtojë sa më shpejt ankesën e PS

Nga Exit News
Celibashi kërkesë Kolegjit Zgjedhor të shqyrtojë sa më shpejt ankesën e PS

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i kërkoi Kolegjit Zgjedhor të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e PS për listat e PD-së.

Në një letër dërguar Kolegjit, Celibashi argumenton se çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të fletës së votimit.

Në media më herët, u bë e ditur se Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë me 31 mars ankimin e PS-së për mos reduktimin e listave të PD-së.

Trupa gjykuese që do të gjykojë këtë çështje është e përbërë Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Esmeralda Xhiri, Gentian Medja, Manjola Xhaxho.

Partia Socialiste ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave për lejimin e regjitrimit të 222 kandiadtëve për deputet të listës së PD-së.

Në padi, PS kërkon lënien në fuqi të vendimti të Komisionerit Zgjedhir, Celibashi për lejimin e regjistrimit deri në 153 kandidatë për deputet.

Të martën, PD fitoi të drejtën për të regjistruar 222 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit. KAS hodhi poshtë vendimin e KQZ-së dhe i dha të drejtë PD-së për numrin e kandidatëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>