Celibashi, në 2001 ndërkombëtarët të ndarë për Dushkun: një grup mbështeti vendimin e KQZ, një tjetër jo

Nga Exit News
Celibashi, në 2001 ndërkombëtarët të ndarë për Dushkun: një grup mbështeti vendimin e KQZ, një tjetër jo

Në intervistën e tij të parë si kryekomisioner i KQZ-së, për Neritan Sejaminin në “Me pak Fjalë”, në Euronews, Ilirjan Celibashi foli për zgjedhjet e dikutueshme të vitit 2001. Ai foli për fenomenin e famshëm të “Dushkut”, ku në Dushk të Lushnjes u ripërsëritën zgjedhjet duke i dhënë fitoren koaliocionit të PS-së.

Celibashi tha se dhe ndërkombëtarët ishin të ndarë për mënyrën se si duhej vepruar në zonën e Dushkut.

Pyetur se çfarë do të bënte ndryshe në të shkuarën e tij, Celibashi u shpreh:

“Çfarë do të bëja ndryshe?! Ripërsëritja e zgjedhjeve në zonën e Dushkut.

Sot nuk do të rekomandoja ribërjen e votimeve në zonën e Dushkut në 2001. Në kuptimin e respektimti të ligjit ,ai ishte vendimi që duhet të merrja. Ligji të detyronte t’i përsërisje zgjedhjet në të gjitha zonat.

Edhe komuniteti ndërkombëtar që e mbështeste KQZ-në, ishte i ndarë. Një grup e mbështeti këtë vendim, sepse ishte në respektim të ligjit. Ishte edhe një grup tjetër që thonin se janë disa principe që duhet të mbahen në vëmendje dhe nëse e përsërit në mënyrë të anshme deformon rezultatin e zgjedhjeve.”

Celibashi tha se “në zgjedhjet e 2001 askush nuk pati dyshime, përfshirë edhe ndërkombëtarët për fitoren.”

“Ata vinin në dyshim madhësinë e fitores. Ata rekomanduan që presidentit të ishte një zgjedhje politike. Por nuk pati asnjë dyshim për legjitimitetin e atyre zgjedhjeve. Edhe pse përfaqësia ndërkombëtare ishin e ndarë, ishte një e vërtetë absolute nuk ishte veprim i qëllimshëm, as politik dhe as makinacion adminsitrativ. PS dhe aleatët e shfrytëzuan këtë vendim,” u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>