
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi njoftoi se verifikimi elektronik do të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në Tëitter, Celibashi u tregohet se si do të verifikohen votuesit, teksa paralajmëron se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021‼ Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. Ndiqni videon!”