Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, Celibashi bën pergjegjës ndërhyrjet politike për vazhdimin e procesit të numërimit.
“KQZ ka ndërhyre dhe situata ka ndryshuar në ato KQZ ku ka patur raportime. Në momentin që ne flasim s’kemi informacion se është ndërprerë numërimi në ndonjë KZAZ”, u shpreh Celibashi në një konferencë për media.
Celibashi u shpreh se ndan të njëjtin qendrim me raportin paraprak te OSBE-së:
“Ne i gjejmë vlerësimet realiste dhe shumë prej atyre qoftë aspekteve [pozitive qoftë negative, janë opinione të njëjta dhe për KQZ”.
Celibashi u shpreh se KQZ po heton rastet e denoncuara nga kandidati të pavarur Boiken Abazi.
“Kemi disa raportime, së fundi nga Boiken Abazi në lidhje me disa parregullsi në lidhje me mënyrën si është bërë vlerësimi i fletëve të votimit dhe po e ndjekim”.