
Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se fleta e votimit duhet të jetë e qartë për votuesin.
Në mbledhjen e 1 prillit të KQZ-së, Celibashi u shpreh se fleta e votimit ku paraqiten emrat e kandidatëve është më e qarta dhe në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor:
“Shënimi i emrave në fletën e votimit është ndihmuese për votuesit, dhe për të ndihmuar që ata të jenë sa më të qartë.
Ne vlerësojmë se variant i propozuar shkon në përputhje të plotë të Kodit Zgjehdor, sepse Kodi imponon që fleta e votimti duhet të jetë e qartë për votuesin”.
Ai u shpreh se për këtë model flete votimi problem është qarku i Tiranës kandidatët janë shumë.