
Komisionieri i zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka sqaruar se rezultati i zgjedhjeve do të shpallet në datë 26 prill, në orën 08:00, vetëm për KZAZ-në 40, ku do të bëhet votimi dhe numërimi elektronik.
“Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐙𝐀𝐙 𝟒𝟎 (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik”, njoftoi për median Celibashi.
Reagimi i tij erdhi pas lajmit të së mërkurës se rezultati i zgjedhjeve do të shpallet në 26 prill, në mëngjes.
KQZ-së njoftoi edhe se 5 199 qendra Votimit, do të monitorohen me kamera, si “garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë”.